E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i HEC-eve miratohet drafti debate ne komision

Me votat pro të deputetëve të maxhorancës është miratuar projektligji që i hap rrugë privatizimit të pesë hidrocentraleve shtetërore. Propozimi më i fundit i Ministrisë së Ekonomisë kërkon që hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit, Lanabregasit dhe dy të të tjerë që gjenden mbi lumin Bistricë të privatizohen.

“Privatizimi është në tërësinë e reformave në sektorin e energjisë, liberalizim të tregut, rritjes së konkurrrencës në këtë të fundit”-tha Agim Bregasi, përfaqësues i METE.

Edhe pse nuk mori pjesë në votim, deputeti socialist Andis Harasani, i cili ka qenë kreu i KESH ka ngritur dyshime mbi këtë propozim të qeverisë.

“Nuk fillon liberalizimi me shitjen e aseteve, por me respektimin e rregullave të lojës, ndjekjen e kontratës koncesionare. Kam frikë se do ndodhë ajo që ndodhi me CEZ-in, që tani nuk i kërkon askush llogari për repektimin e kontratës. Nuk mund të shkojmë mbrapa, që një kompani që kontrollon shpërndajren të marrë prodhimin”-tha Harasani.

Ligji fillimisht parashikon kalimin në Shoqëri Aksionere të 5 HEC-eve. Më pas, me anë të konsulencave të huaja do të përcaktohet formula e privatizimit. Sipas gjasave do të lihet e hapur dhe mundësia për dhënie me koncesion.

Florian Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 01 qershor 2011 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›