E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa prodhojne 7 e energjise vjen nga HEC-et

Pesë hidrocentralet që parashikohet të privatizohen janë pjesë e hershme e sistemit elektroenergjetik. Në total fuqia e tyre e instaluar është 82 mega vat, nga 1 mijë e 432 mega që është fuqia e hidrocentraleve në Shqipëri. Digat e Ulzës dhe Shkopetit janë mbi lumin Mat dhe ndërtimi i tyre ka nisur përkatësisht në vitin 1953 dhe 1963.

Histori më të hershme ka hidrocentrali i Lanabregasit që gjendet mbi qytetin e Tiranës. Kjo vepër energjetike ka fuqi prej vetëm 5 mega vat dhe ndërtimi ka nisur në 1947. Në proces privatizimi do të kalojën dhe dy hidrocentralet që gjenden në jug të vendit. Bistrica 1 dhe Bistrica 2 gjenden në Sarandë dhe kanë përkatësisht 23 dhe 5 mega fuqi të instaluar.

Të dhënat më të fundit tregojnë se te pesta këto vepra energjetike gjatë vitit të shkuar prodhuan 443 milionë kilovat orë, nga 6.6 miliardë që ishte prodhimi në total. Kjo sasi është rreth 7 për qind e totalit të energjisë së prodhuar.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›