Kosovë, sot raundi i tretë në Prizren dhe Lipjan
Në Prizren garojnë Ramadan Muja nga PDK dhe Hanefi Muharremi nga LDK. Ndërsa në Lipjan garojnë Shukri Buja nga PDK dhe Imri Ahmeti nga LDK.Nga raportimet e deritanishme, kutitë janë hapur normalisht, por pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët, krahasuar me dy raundet e mëparshme.Në këto zgjedhje janë thirrur për të votuar 185.933 votues, ndërkohë që procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga 2.811 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.