Berisha "kryqezon" prefektet
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha zhvilloi nje mbledhje dje me prefektet e vendit ne Kryeministri, ku teme qendrore ishte kujdesi qe keta perfaqesues te qeverise, duhet te tregonin per shtresat ne nevoje. Ne fjalen e tij, perpara prefekteve kryeministri Berisha e vuri theksin te fakti qe cdo vit, qeveria akordon nje shume prej 180 milione dollaresh si ndihme ekonomike, dhe menyra se si ajo shperndahet nuk eshte e qarte, madje ne menyre te pandershme. "Ka familje te cilat me te ardhurat qe kane, absolutisht kane nje dite shume te dhimbshme, jane familje me jetime, familje qe kane humbur njerin anetar te familjes, familje qe kane humbur te zotin apo te zonjen e shtepise, nga shkaqe te ndryshme apo e kane shume te semure apo e kane te burgosur", deklaroi kryeministri Berisha. Nisur nga kjo kryeministri Berisha kerkoi qe prefektet, ne bashkepunim me kryetaret e komunave dhe bashkive, te identifikojne te gjitha familjet qe kane realisht nevoje, per ndihma ekonomike. "Jemi te detyruar t`u pergjigjemi per shkollimin e femijeve, per mjekimin, ne mundesite minimale per strehimin e tyre, jemi te detyruar te flasim me to', tha Berisha, i cili ka shtuar se duhet paguar dhe bursa e shkolles se larte, per koto familje ne nevoje. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia nuk eshte me ne grupin e vendeve te varfra dhe nuk mund te lejohet fakti qe disa familje, te jetojne ne varferi te skajshme. Por ndonese kryeministri Berisha deklaroi se skema e ndihmes sociale ka nevoje per ndryshime, ai theksoi faktin se nuk do te nderhyhet ne skemen aktuale pa u bere nje verifikim i plote me pare. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha i kujtoi prefektet per te qene te kujdesshem ne realizimin e investimeve te parashikuara gjate ketij viti. Sipas Berishes, realizimi i investimeve eshte edhe nje nga kushtet kryesore qe Shqiperia te mos perfshihet ne vendet e prekura nga kriza ekonomike dhe financiare. "Ne kemi nje kusht kete vit qe eshte dy here me imperativ se vjet: qe investimet te realizohen me cdo kusht. Mund t`ju garantoj se vitin e kaluar investimet jane realizuar 100 %", tha Berisha. Ai nenvizoi se ishte e rendesishme qe ne vend te realizohen te gjitha projektet te cilat ishin te perqendruara te infrastruktura e vendit. Kryeministri po keshtu theksoi se ndonese krizes ekonomike po shikohej mundesia qe qeveria te pergatiste edhe nje buxhet te dyte, per muajin qershor.