E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Perpara nesh eshte nje mundesi e jashtezakonshme per te bere histori

Kryesocialisti Rama ka vijuar turin e tij te takimeve me vullnetaret ne qytetin e Lezhes, teksa eshte shprehur se ekziston mundesia per te bere histori. "Perpara nesh eshte nje mundesi e jashtezakonshme per te bere histori, duke treguar se s'jemi as me pak te mencur, as me pak te vullnetshem, as me pak te gatshem per te bere sakrifica, sesa fqinjet tane evropiane", ka qene deklarata e kryetarit socialist Edi Rama, ne takimin me vullnetaret e qytetit te Lezhes. Ai ka nenvizuar se, socialistet nuk do te mallkojne erresiren ku duan te na mbajne edhe 4 vjet te tjera, po nuk do rreshtin se ndezuri driten e shpreses, ne zemra e mendje shqiptaresh e shqiptaresh, te te gjitha moshave e krahinave, pertej te majtes e te djathtes. "Ne s'do ta leme me fshatin shqiptar jashte listes se puneve te qeverise, po do ta bejme kryefjale te punes sone. Nuk mund te kete nje Shqiperi evropiane qe jeton ne Tirane dhe nje Shqiperi mesjetare, qe jeton ne fshat. Nuk mund te kete nje Shqiperi shqiptaresh e shqiptaresh qe dridhet perpara ushqimeve te perditshme, per shkak te cmimeve qe rriten perdite ne menyre marramendese", tha Rama. Per te, nuk mund te kete nje Shqiperi te integruar ne Bashkimin Evropian, ne rast se nuk ka nje Shqiperi qe arrin t'i ushqeje normalisht femijet e saj, njesoj si femijet e Evropes. Rama ka nenvizuar se problemet e njerezve qendrojne te pazgjidhura, pertej dasive partiake qe politika e vjeter ushqen prej 18 vjetesh, deri ne fshatin me te humbur te Shqiperise, sepse eshte e paafte te zgjidhe problemet. Per te, dinjiteti dhe liria e shqiptareve e shqiptareve, qendrojne pertej kufijve te vjeter qe i mbajne ata te ndare e te percare, ne funksion te interesave te politikaneve. "Ne nuk do te mallkojme erresiren ku duan te na mbajne edhe kater vite te tjera, por do te ndezim pa reshtur driten e shpreses ne zemra dhe mendje shqiptaresh e shqiptaresh te te gjitha moshave, krahinave, pertej te majtes dhe te djathtes", tha Rama.

Kryesocialisti: Beteja jone, me prapambetjen e deshperimin

Ne do t'i japim jete nje beteje te papare gjer me sot, me prapambetjen e me deshperimin social, duke i dhene politikes pasionin qytetar e atdhetar, shpirtin e papajtueshmerise me te keqen dhe perkushtimin ndaj te vertetave te thjeshta, te shumices se pa pushtetshme. "Per ne nuk ka nje Shqiperi te majte e nje Shqiperi te djathte, po nje Shqiperi te bashkuar ne endrren, qe tetembedhjete vjet me pare i nxori njerezit ne rruge, dhe sot kerkon rruge per te dale nga duart qe e pengojne te behet realitet", tha Rama ne Lezhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›