E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset shqiptari kreu i Bandes se Kallashnikoveve

Nje 30-vjecar shqiptar ka rene ne prangat e policise greke pasi konsiderohet se eshte shefi i nje grupi kriminal i njohur me emrin Banda me kallashnikove. Kjo bande grabitesish eshte kthyer ne muajt e fundit ne tmerrin e qytetareve te Athines. 30-vjecari i arrestuar njihej me nofken Toni . Ai eshte arrestuar ne shtepine e tij ne Pire te Athines. Gjate kontrollit ne banesen e tij policia ben me dije se i jane gjetur dhe konfiskuar midis te tjerash nje sasi kokaine nje kompjuter pese telefona celulare dhe nje shume parash. Sipas burimeve policore ai ka drejtuar kohet e fundit banden e tij qe perbehet nga shtetas te tjere shqiptare rumune dhe greke. Mbi grupin rendojne akuzat per nje vrasje ne lagjen Menidhi ne kryeqytetin grek dhe 57 vjedhje nen kercenimin e armeve. Vetem prej fillimit te ketij viti numerohen 7 vjedhje makinash dhe nje tentative per vrasje. Kryesisht vjedhjet kryheshin neper shtepi kioska pika karburanti por edhe ne taverna apo piceri te ndryshme ne zonat Peristeri Nikeas dhe Kalitheas te Athines. Shpeshhere keqberesit jane maskuar duke u veshur si police. I arrestuari ne fjale konsiderohet si me i rrezikshmi dhe ne rastet kur nje pjesetar i grupit arrestohej ai e zevendesonte me dike tjeter.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›