E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu-Thaci: Jemi ne vigjilje te zhvillimeve te reja

Pas seances, Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kosova shume shpejt po hyn ne nje proces te rendesishem te zhvillimeve, duke pasur parasysh hyrjen ne fuqi edhe te Kushtetutes me daten 15 qershor. "Per ne eshte shume me rendesi qe te hyjme ne periudhen e re te zhvillimeve, kur Kosova do te kete ne fuqi edhe Kushtetuten e saj me 15 qershor, dhe natyrshem te kete pergjegjesite e institucioneve te veta, deshmine para qytetareve te Kosoves, por edhe bashkepunimin me institucionet nderkombetare", tha Sejdiu.

Edhe Kryeministri Hashim Thaci tha se me miratimin e himnit, Kosova po permbyll agjenden e shtet-formimit. "Per Kosoven do te kete vetem ecje perpara te sigurt, qe te jete edhe pjese e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian sa me shpejt qe eshte e mundur. Kosova vepron ne menyre unike, si politike, si institucione dhe natyrisht me mbeshtetje te qytetareve", tha Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›