E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga sot Kosova me himnin e saj

Kuvendi i Kosoves, ne nje seance te vecante, miratoi dje Himnin e Kosoves duke rrumbullakuar keshtu perzgjedhjen dhe miratimin e simboleve shteterore. Te gjitha grupet parlamentare u pajtuan per propozimin e kompozitorit Mendi Menxhici, qe eshte nje melodi pa tekst dhe qe titullohet "Evropa".

Himni, ishte i vetmi nga 134 kompozimet konkurruese, qe doli para Kuvendit dhe u miratua me shumice votash. Ai mori 72 vota per, 15 kunder dhe 5 abstenime. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se Kosova po krijon bazen e vet te plote te funksionimit shteteror, jo vetem me simbolet qe e identifikojne ate si shtet, por edhe me miratimin dhe fuqizimin e Kushtetutes se saj dhe ligjet qe dalin nga pakoja e Ahtisarit.

Por, jo te gjithe deputetet e kane mbeshtetur miratimin e himnit, duke kritikuar sidomos procedurat e aplikuara te perzgjedhjes. Deputeti i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Naser Rugova, tha se miratimi i himnit do te duhej percjelle me nje debat me te gjere dhe me serioz para se te merret vendimi. "Une jam nje nga 15 deputetet e Kuvendit te Republikes se Kosoves qe votova kunder ketij himni. Te shohim tash se si do ta pranoje qytetari, popullata e Kosoves kete himn. Cdo norme demokratike qe hyn ne votim, parasheh dy dhe me shume propozime dhe alternativa. Por, praktika e procedimeve te vendimeve te medha kesisoj ne Kuvend para aktit te kryer, tregon krizen institucionale te institucioneve qendrore te Kosoves", u shpreh Rugova.

Flamuri, stema dhe himni i Kosoves, sipas konkursit te shpallur qe bazohej ne kriteret e pakos se Ahtisarit dhe sipas perzgjedhjes, jane simbole shteterore dhe nuk kane te bejne me simbolet kombetare te shumices ne Kosove.

Kuvendi dhe institucionet tjera te Kosoves ishin pajtuar qe simbolet e Kosoves te mos jene nje-etnike, por me shume te permbajne karakterin e simboleve qe tregojne orientimin e Kosoves si shtet pro-integrimeve euroatlantike. "Me miratimin e himnit po i rrumbullakojme simbolet e Republikes se Kosoves, shtet i pavarur dhe sovran. Ndersa, me rrumbullakimin edhe te ligjeve qe dalin nga pakoja e Ahtisarit, ne po pergatitemi qe pas 15 qershorit t'i marrin te gjitha pergjegjesite qe i kemi me Kushtetuten e re te Republikes se Kosoves", tha Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Tani u kompletuan simbolet e shtetit te Kosoves sic jane edhe stema dhe flamuri, simbole keto qe do ta identifikojne vendin ne arenen nderkombetare. Simbolet e Kosoves parashihen ne pakon e Marti Ahtisarit dhe mbi kete baze u miratua edhe himni i Kosoves i cili nuk permban vija melodike te nje etnie sikunder nuk ka tekst. E gjithe ne menyre qe himni i Kosoves te jete i pranuar nga te gjitha etnitet ne Kosove dhe po ashtu te pranohet zyra e perfaqesuesit te BE-se, per Kosoven, Peter Faith. Me miratimin e himnit te Kosoves perfundon edhe faza e pare e miratimit me procedure te pershpejtuar te 35 pikave te planit te Ahtisarit, para se Kushtetuta e Kosoves te hyje ne fuqi diten e diel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›