E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia tropikale godet Japoninë

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 12:53

Dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në stuhinë e fuqishme tropikale që ka goditur të shtunën Japoninë perëndimore, duke shkaktuar shira dhe vërshime, të cilat kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe çrregulluan komunikacionin.

Stuhia tropikale “Tallazi” ka kapluar ishullin japonez Shikoku rreth orës 1 të mesnatës, sipas kohës së Evropës perëndimore dhe ngadalë po lëviz drejt veriut të vendit, njoftoi Agjencia e Meteorologjisë së Japonisë.

Sipas raporteve të medieve vendore, stuhia ka marrë jetën e dy personave, pesë të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa rreth 40 veta janë lënduar.

Në xhirimet televizive mund të shihen shtëpitë e vërshuara, si dhe tallazet e mëdha që kanë goditur portet.

Tokio është goditur nga erëra të fuqishme, por nuk ka pasur shira të mëdha. Meteorologët presin që stuhia të largohet nga territori i Japonisë nesër në mëngjes dhe do të vazhdojë të lëvizë drejt veriut, te Deti i Japonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›