E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet me 3/5, debate në Komisionin e Ligjeve

TIRANE-Anëtarët e mazhorancës dhe opozitës kanë debatuar sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve rreth ligjeve me 3/5.

Fatmir Xhafaj nga PS kërkoi konsultim të kalendarit të punës para miratimit. Xhafaj theksoi se PS ka kërkuar më shumë kohë për ligjet me 3/5. “Kërkesa jonë u cilësua e padrejtë nga ana juaj, ndërkohë që ne respektojmë marrëveshjen e nënshkruar”, tha Xhafaj.

Në emër të mazhorancës, Ilir Rusmajli deklaroi se opozita po kërkon kohë të pacaktuar për ligjet me 3/5. “Këto janë cështje teknike të rikuperueshme. Koha e shqyrtimit të ligjeve parashikohet nga kalendari”, tha Rusmajli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›