E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha ne sheshin Skenderbeu ne Shkup

544 vite pas vdekjes së tij Skënderbeu edhe më tej po bashkon shqiptarët, gjithkund ku janë në trojet e tyre. Me këto fjalë kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha e ka përshëndetur solemnitetin e vendosjes së gurëthemelit të sheshit Skënderbeu në Shkup, aktivitet që shënoi fillimin e manifestimeve në Maqedoni për 100 vjetorin e shtetit shqiptar.
17 janari i vitit 2012 do të shënohet si datë e veçantë për shqiptarët e Shkupit dhe Maqedonisë, tha kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ai e krahasoi këtë datë me datat më të rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Qëndrimi i kryebashkiakut Basha në Shkup nuk ishte vetëm ngjarje protokollare. Shqiptarët e Shkupit i përgatitën mikpritje vëllazërore, duke stolisur qytetin e tyre me pankarte të shumta ku shprehej mirëseardhje për kreun e Tiranës. Kjo mikpritje e ngrohtë ishte tepër emocionale për zotin Basha.

Kryetari i bashkisë së Tiranës është takuar edhe me kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Më parë ai është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, i cili është edhe kryetar i Këshillit për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar në Maqedoni. Në takim është biseduar për koordinim të afërt të gjitha aktiviteteve, me qëllim që shënimi i këtij viti jubilar të jetë sa më madhështor në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›