E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i Shaqirit, Bregu: SHISH- i është i qeverisë, jo i partive politike

Tiranë- Parti Demokratike ka reguar sot për të parën herë ndaj sulmeve të Partisë Socialiste mbi shkarkimin e kreut të SHISH- it, duke deklaruar se ky institucion i përket qeverisë dhe jo partive politike.

Në një deklaratë për mediat minsitrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka thënë se gjatë qeverisë socialsite janë ndërruar 3 krerë të shërbimit sekret duke vënë në krye të tij edhe persona nga brenda partisë.

Zoti Rama derdh lot për largimin në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit largimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin në vend të tij të Visho Ajazit. Por harrojnë se në çdo vend të botës Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum e ndonjë partie politike. Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë për zëvendësimin pas pesë vitesh të kreut të Shërbimit Informativ, ndërkohë harrojnë që qeveritë socialiste gjatë 8 viteve në pushtet ndërruan tre drejtorë të këtij shërbimi. Nuk ngurruan të venë në krye të tij, në emër të depolitizimit antarin e kryesisë socialiste Fatos Klosi,- tha Bregu.

Më tej ajo u shpreh se emërimi në krye të SHISH- it i Visho Ajazit është një veprim i drejtë pasi është një personalitet i kualifikuar dhe i denjë për këtë post.

Sot Shërbimi Informativ drejtohet nga Visho Hajzai, një personaliteti shquar i vendit, jo partiak dhe me një karrierë akademike nga më të shkëlqyerat. Ai u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të ekselencës për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi. Nga viti 2009 e në vazhdim zoti Hajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare, si këshilltar i lartë për mbrojtjen kibernetike pranë NATO- s,- vijoi ministrja.

Në përfundim të deklaratës, Bregu u shpreh se emërimi i Hajzait në krye të Shërbimit Informativ është bërë në përputhje me ligjet e këtij vendi.

Kliti Topalli/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›