E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimi i Spahiut, Kuvendi pritet të votojë raportin e komisionit hetimor

Seanca e nesërme e Kuvendit të Shqipërisë, që nis dhe fillimin e muajit mars, pritet pritet të votojë raportin e komisionit hetimor "Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Kreshnik Spahiut, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Në raportin prej 11 faqesh, konstatohet se Spahiu ka devijuar nga institucioni kushtetues, duke u shfaquar në rolin e organizatorit në veprimtarive te Aleancës Kuq e Zi, ka trajtuar politikisht ligjin e Censusit dhe cështjen e ndryshimit të kombësisë, duke tentuar të cënojë marrëdhëniet me shtetet fqinje. Sipas hetimit, Spahiu ka abuzuar me detyrën në vendimmarrjet në KLD dhe ka zvarritur çështje të rëndësishme për mirëorganizmin e sistemit gjyqësor.

Një nga pikat më të nxehta të raportit ishte akuza ndaj Spahiut për abuzime me fondet publike.
Sipas hetimit rezulton se Spahiu ka kryer 15 udhëtime jashtë shtetit me shpenzimet e institucionit, per interesa politike personale, dhe per me teper pa njoftuar organet eprore. Nisur nga kjo Alibeaj kërkoi që raporti ti dërgohet KLSH-së që Spahiu të kthejë mbrapsht shumat financiare që i ka përfituar pa të drejtë.

Pavarësisht dorëheqjes së Kreshnik Spahiut në 10 shkurt dhe miratimit të kerkeses në KLD, 3 ditë më vonë komisioni parlamentar vendosi ti propozojë kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Aliebaj dorëheqja duhet të ishte dorëzuar në parlament, i cili është edhe organi që e ka propozuar, ndërsa moszëvendësimi i tij nga një tjetër anëtar e lë Spahiun në detyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›