Minsku akuzon BE-në për përshkallëzim tensionesh

Bjellorusia ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka “përshkallëzuar tensionet” me Minskun me tërheqjen e 27 ambasadorëve të BE-së nga shteti bjellorus.
BE-ja ka marrë vendimin pasi regjimi i presidentit bjellorus, Aleksander Llukashenko, ka kërkuar që ambasadori i Polonisë dhe i dërguari i BE-së të largohen nga Minsku, në shenjë hakmarrjeje ndaj zgjerimit të sanksioneve kundër Bjellorusisë.
Ministria e Jashtme bjelloruse tha se vendimi i bërë publik nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, është “një rrugë me një fund të vdekur”.
Zëdhënësi i ministrisë, Andrej Savinik, ka thënë se “regjimi i Bjellorusisë nuk do të lejojë “taktikën e frikësimit” nga ana e BE-së.
Të martën, Bashkimi Evropian ka rritur për 21 numrin e individëve në listën e zezë, të cilët përballen me sanksione për shkak të lidhjeve me regjimin shtypës të shtetit.