E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i imamit ndan myslimanët në Shqipëri

Share

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfshirë në një debat pas shkarkimit të Lulzim Plloçit, imami i Xhamisë së Medresesë në Tiranë dhe predikuesit të saj, Ferid Piku.

Lëvizja shihet si pjesë e një sulmi nga lidershipi i Komunitetit Mysliman, i cili favorizon një degë turke të Islamit përkundrejt klerikëve të edukuar në vendet arabe.

Duke reaguar pas shkarkimit të dy drejtuesve fetarë, mbështetësit e tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin duke diskutuar në rrjetet sociale.

Largimin e tyre e ka dënuar edhe Lidhja e Imamëve Shqiptarë, një grup i shkëputur nga Komuniteti Mysliman, i cili favorizon më shumë degën arabe të Islamit.

Komuniteti Mysliman Shqiptar u themelua në vitin 1991 pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, vend ku ishte ndaluar për 34 vjet besimi fetar, duke u shpallur si vendi i parë ateist në botë.

Ndarja mes dy grupeve nisi pas sulmeve të 11 Shtatorit kur qeveria u detyrua të shqyrtojë sfondin e organizatave bamirëse islamike të huaja, që operonin në vend.

Islami turk konsiderohet si kulturalisht më afër me myslimanët e Shqipërisë dhe është më pak vulnerabil ndaj interpretimeve radikale fetare.

*Marrë me shkurtime nga Balkan Insight

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›