Berisha: Kemi përzgjedhur sistemin e inspektoratit dixhital
Mblidhet Task-Forca për reformën e inspektorateve
Task-Forca për reformën e inspektorateve, diskutoi hapat për fazën përfundimtare të saj. Kjo reformë sipas kryeministrit Berisha është themelore për funksionimin e tregut dhe garantimin e standardeve. Ajo mundësoi thjeshtimin inspektorateve nga 36 në 11, si dhe instalimin e Inspektoratit Qendror, i cili udhëheq sistemin e inspektimit në vend, duke garantuar përsosjen e tij të vazhdueshme. Kryeministri vuri theksin në faktin se vënia në jetë plotësisht e kësaj reforme është një hap i domosdoshëm për të luftuar arbitraritetin dhe çdo praktikë abuzive, e cila dëmton në mënyrë të pamerituar biznesin dhe zhvillimin e tij. Në mbledhje u diskutua gjithashtu mbi procedurat e përzgjedhjes së kryeinspektorëve te ministrive të linjave, si dhe emërimin e tyre, por dhe për ngritjen e një komiteti ad-hoc të përkohshëm që do të ketë si detyrë implementimin e reformës së inspektimit. “Një sistem i inspektoratit dixhital, në kuptimin që një regjistër kombëtar i inspektorëve shtetëror të mbahet në Inspektoratin Qendror të vendit dhe ky regjistër është regjistri i gjurmës së çdo inspektimi. Asnjë inspektor pas vendosjes së këtij sistemi nuk do të mund të inspektojë pa lënë gjurmë elektronike se ishte, pastaj do jenë të tjerët që do të vlerësojnë duhet të shkonte apo jo, motivet që e shtynë të shkojë, axhenda e tij dhe me radhë, por lënia e gjurmës është një kusht i domosdoshëm”, vuri në dukje kryeministri Berisha.
...