Rexhepi: Zgjedhjet serbe duhen ndaluar. BE të veprojë
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë sot se Serbia duhet të ndëshkohet për vendimin e saj për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Ministri kosovar ka ripërsëritur se presioni dhe një deklaratë e Bashkimit Evropian nuk mjafton në lidhje me këtë proces.
Nuk mjafton vetëm shprehja e keqardhjes për këtë, ata kanë mekanizma të ndryshëm të ndëshkimit, siç janë shkurtime e ndryshime të projekteve nga Komisioni Evropian, ose ngadalësimin e negocimit të statusit të kandidatit, prandaj ata duhet të përdorin edhe shkopin dhe jo vetëm karrotën, ka thënë Rexhepi, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, Kosova nuk duhet te vihet ne pozite te veshtire si po ndodh ne kete rast.
Në këtë rast mendoj se edhe vet UNMIK-u, pavarësisht që në një mënyrë ka rol operativ por duhet të bëjnë interpretimin e rezolutës 1244 e cila në mënyrë decidive ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës- thote ai.