Gjykata Administrative, PS mbledh tryezën për pr/ligjin
Tiranë- Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme tryezën për të diskutuar mbi pr/ligjin e Gjykatës Administrative.
Fillimisht fjalën e ka marrë deputeti Fatmir Xafaj i cili u shpreh se është tepër e rëndësishme ngritja e Gjykatës Kushtetuese pasi është dhe një nga kushtet e BE- së.
Më tej vijoi deputeti Armando Subashi, i cili u shpreh se falë ndërhyrjeve të Partisë Socialiste është bërë përmirësimi i ligjeve.
Projekt-ligji është produkt i një pune të gjatë disa-mujore të Partisë Socialiste që me ndërhyrjet e saj ka bërë përmirësime cilësore në raport me variantin fillestar të qeverisë. Kontribut për këto përmirësime kanë dhënë pedagogë, juristë, profesorë e anëtarë të shkollës së magjistraturës misionet e huaja gjithashtu kanë dhënë rekomandimet e tyre,- tha Subashi.
Gjithashtu në tryezë kanë folur dhe ekspertët e kësaj fushe të cilët kanë dhënë mendimin e tyre për rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese.
No related posts.