Shkarkimi i kreut të SHISH, AK: Berisha pushtoi institucionet

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas shkarkimit të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, me kërkesë të Kryeministrit Berisha. Në një deklaratë për mediat AK u shpreh se me emërimin e Visho Likës në krye të SHISH, Berisha përfundimisht pushtoi çdo institucion.
“Në Shqipëri nuk ka institucione, por sesione të PD. Sali Berisha përfundimisht pushtoi cdo institucion. Tashmë SHISH është në shërbim të partisë.U bëjmë apel qytetarëve të kenë kujdes se përgjohen nga PD” deklaron AK.
Më herët Presidenti Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të Drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likës.
Bahri Shaqiri mbante postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit që nga 27 Janari i 2005.