Gazeta Tema ridel në treg. Për Tiranën tre mijë kopje shtesë
Gazeta Tema ka ridalë në treg para pak çastesh dhe menaxherët po furnizojnë pikat kryesore të shitjes me një tirazh shtesë tre mijë kopje. Vendimi u mor pas aktit banditesk të sekuestrimit të gazetës nga njerëz të panjohur, pas publikimit të shkrimit mbi sekuestrimin e kompanive të Taçi Oil dhe shpjegimit të historisë spekulative të privatizimit të ARMO.
U kërkojmë ndjesë lexuesve në rrethet kryesore të vendit që nuk mund tua riçojmë gazetën, por në numrin e nesërm do ta ribotojmë të plotë vendimin e Gjykatës së Tiranës për vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e Rezart Taçit dhe bankës Credins.