Shkarkohen të gjithë kryeinfermierët e kryelaborantët në QSUT
TIRANE- Drejtoria e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” përmes një urdhëri ka liruar nga detyra të gjithë kryeinfermierët dhe kryelaborantët e spitalit. Sipas drejtorit të QSUT, Sajmir Ivziku personeli i ri do të zgjidhet me konkurs dhe do të jetë një proces tejet transparent.
"Si një pjesë e urdhërit është përshkruar shumë qartë, cilat janë etapat që do ecet deri në përzgjedhjen e kryeinfermierëve apo kryelaborantëve të rinj. Do jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që do të thotë se të gjithë ata që janë liruar sot nga detyra të konkurojnë sërish”, sqaroi Ivziku për mediat.
Duke shpjeguar arsyet e kësaj reforme në QSUT, drejtori Sajmir Ivziku tha se synohet rritja e cilësisë së shërbimit ndaj klientit.
“Qëllimi i kësaj reforme është rritja e cilësisë së shërbimit, që do të thotë se pacientët duhet të marrin shërbimin e kërkuar me cilësinë e duhur dhe në kohën e duhur”, përfundoi ai.
(m.a/BalkanWeb)