E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, kostituohet me debate Këshilli i Qarkut

SHKODËR- Mes debateve të shumta është zhvilluar mbledhja e konstituimit të Këshillit të Qarkut Shkodër. Deputetë të Partisë Socialiste Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi, kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës për përbërjen e komisionit të votimit prej 5 anëtarësh, ku 4 t’i përkisnin të djathtës dhe një i të majtës.

Debati u zhvillua mes 2 deputeteve dhe zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni, i cili mori pjesë në këtë mbledhje. Pas debateve, dy palët ranë dakord që komisioni të përbëhej nga 3 komisionerë, 2 përfaqësues të ndjathtë dhe një i majtë.

Ndërkaq nga procesi i votimit, Maxhid Cungu ish-prefekti i Qarkut të Shkodrës, është emri i cili është vendosur në krye të Këshillit të Qarkut, me votat e 41 këshilltarëve, kundrejt 22 votave të hedhura për kandidatin e majtë Luan Heta.

Këshilli i Qarkut të Shkodrës ka në përbërje të tij emrat e 64 këshilltarëve. Gjatë votimit të sotëm, ka mnuguar një përfaqësues i Partisë Republikane.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›