E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Ilirjan Muho nga detyra

Parlamenti është përfshirë nga një seancë maratonë, ku mazhoranca dhe opozita po debatojnë që prej mesditës për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.

Por debati ka marrë një rrjedhë krejt tjetër, kur përfaqësues të mazhorancës nuk u përqendruan më vetëm te balancimi i KQZ-së, por tek individi Muho, që sipas tyre është shkarkuar nga presidenti Moisiu në vitin 2003 dhe këtë fakt e ka fshehur, kur është emëruar në KQZ, ndaj sipas tyre emërimi është bërë në kundërshtim me ligjin. Në orët e mbrëmjes, zhvillimet në parlament i ndoqi edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili është larguar vetëm pak çaste pas votimit të shkarkimit të Ilirjan Muhos, si anëtar i KQZ-së, me 70 vota pro me elektronikë dhe 3 vota me karton, nga 3 deputetët socialistë, Dogjani, Islami dhe Kadeli. Para votimit, deputetët socialistë dhe ata të LSI-së janë larguar nga parlamenti, teksa në momentet e daljes ka patur edhe disa përplasje konfliktuale mes deputetëve të PS-së dhe Kastriot Islamit. Zëvendësimi në KQZ, debate në Kuvend Lexohet relacioni i Komisionit. Ruçi: Mos cënoni KQZ-në Parlamenti është përfshirë nga një seancë maratonë ku maxhoranca dhe opozita po debatojnë që prej mesditës për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho. Por debati ka marrë një rrjedhë krejt tjetër, kur përfaqësues të maxhorancës nuk u përqendruan më vetëm tek balancimi i KQZ-së, por tek individi Muho, që sipas tyre është shkarkuar nga presidenti Moisiu në vitin 2003 dhe këtë fakt e ka fshehur kur është emëruar në KQZ, ndaj sipas tyre emërimi është bërë në kundërshtim me ligjin. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij ka akuzuar mazhorancën se me lëvizjet e fundit në KQZ ka synime të errëta. Meta ka deklaruar se, ndryshimet në institucionin kushtetues që menaxhon proçesin zgjedhor janë të qëllimshme për të bërë manipulime. “Qëllimisht ngatërrohet KQZ-ja me KZAZ-të, për të manipuluar numërimin. KQZ ka statusin e një date dhe KZAZ-të kanë një variant për cdo palë zgjedhje”, ka deklaruar Meta. Më pas, ish-numri dy i qeverisë Berisha ka komentuar motivet e parashtruara nga mazhoranca për shkarkimin e komisionerit të LSI në KQZ, duke i cilësuar ato si amorale. “Zoti Muho kishte votuar në KQZ që Beratit t’i ulej një mandat, duke ndikuar tek LSI. Ai e ka bërë këtë sepse ka gjykuar se kërkesa e anëtarëve të KQZ-së ka qenë në përputhje me ligjin”, ka thënë Meta. “Janë të pamoralshme deklaratat e atyre që kanë zgjedhur kryetar të KQZ-së atë që kryeministri Berisha e ka arrestuar për mitmarrje dhe presidenti Moisiu e ka shkarkuar si gjykatës”, ka vijuar ai, duke shtuar se: “Kur doni, ju i referoheni edhe ish-presidentit Moisiu edhe ish-kryeprokurorit Sollaku. Nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore në zgjedhjen e zotit Muho si anëtar i KQZ-së”. Duke përsëritur akuzat ndaj mazhorancës, Meta gjithësesi e ka ftuar këtë të fundit që të rishikojë planet e saj, me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe jo të bëjë ndryshime të njëanshme. “Ju nuk synoni një institucion të balancuar. Ju e keni bërë këtë si një veprim force. Këto veprime tuajat do t’i vuajë vendi dhe integrimi në BE. Ndaj unë ju ftoj për të shqyrtuar çdo gjë, në bashkëpunim me ekspertët e OSBE/ODIHR. Të verifikohet se çfarë bie ndesh me ligjet. Kjo nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme”, ka shtuar Meta. *** Këtë problematikë e ka shpjeguar edhe deputeti i LSI-së Nasip Naço. Ai tha se kërkesa e Partisë Demokratike vazhdon të jetë anti-ligjore. “Duke parë që kërkesa e parë nuk ishte serioze, PD ndryshoi taktikë për të nxjerrë një dekret të 2003. Pas 5 viteve Muho kishte të drejtë të rikthehej në administratë, sepse sipas ligjit për 5 vjet nuk lejohet puna në administratë nëse ke një procedim penal. Por sic duket me forcat e kartonit duan ta kalojnë këtë sepse kanë frikë se do humbin zgjedhjet me një të majtë të bashkuar. Neni 18 i Kodit Penal parashikon rastet e shkarkimit nga detyra të një anëtari dhe ky rast nuk përfshihet në të”, tha zoti Naço. Kjo lëvizje, sipas Naços, tregon që Partia Demokratike ka përqendruar pushtetet në duart e saj, ndaj më 23 qershor duhet të fitojë e majta e bashkuar. *** Ka qene deputeti demokrat Eduart Paloka, ai i cili ka lexuar relacionin e Komisionit te Ligjeve lidhur me miratimin e kerkeses se PD-se per lirimin nga detyra te anetarit te LSI-se Ilirjan Muho dhe zevendesimin e tij me nje kandidat te propozuar nga Partia Republikane. Me pas ka qene deputeti socialist Damian Gjiknuri thote se kjo levizje ne KQZ eshte teresisht e papranueshme ne kete prag zgjedhjesh. "Po ndodh absurditet juridik ne kohen qe Qeverine po e drejton Kryeministri Sali Berisha. Kjo eshte nje shkelje ligjore me nje perversion politik. Keshtu po rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe PD po krijon nje precedent i rrezikshem. Ne kete menyre edhe ne te ardhmen do te veprohet ne te njejten menyre me institucionet e pavarura", tha Gjiknuri. Sipas tij, Berisha mban pergjegjesi per situaten e krijuar, kur edhe Brukseli edhe Washingtoni, kerkojne qe te mos kryhet zevendesimi ne KQZ-se pak jave perpara zgjedhjeve. Nisma e mazhorancës është kritikuar edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili i ka bërë thirrje qeverisë që të mos e prekë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në fjalën e tij, Ruçi ka kritikuar edhe shembujt me emra të përveçëm që përmendën deputetët demokratë për të mbrojtur nismën e tyre. “Po Ristani juaj, që ka qenë kryetar i KQZ-së dhe tani zv.ministër i Brendshëm i juaji, nuk ka qenë i dënuar nga gjykatat e këtij vendi? Referojuni vendimit të gjykatës”, ka pohuar Ruçi. “Ne nuk jemi për të mbrojtur emra të përveçëm, por institucionin. Hiqni dorë nga cënimi i KQZ-së. Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me nismën që keni ndërmarrë nuk ka gjë që mund t’ju mbulojë”, ka vijuar ai. Por PD duket e palëkundur në nismën e saj ndërsa i ka propozuar parlamentit dy emra të rinj për të zënë vendin e Muhos, dy përfaqësues të Partisë Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Ndërkohë, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për integrim pritet të votojnë kundër kësaj, nisme të cilën në deklarata të ndryshmen e kanën cilësuar antiligjore dhe antikushtetuese, që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor. Ndërkaq, pritet që votave të mazorancës sot t’i bashkohen edhe votat e tre ish-deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. Për demokratët nisma është tërësisht legjitime pasi largimi i LSI nga koalicioni qeveritar bën që të humbë barazpesha politike në KQZ. KQZ miraton disa qendra votimi Ndërsa kuvendi debaton në seancë plenare shkarkimin nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI, Ilirjan Muho, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi disa qendra votimi për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që do të ngrihen në ndërtesa private. Nga 107 qendrat e propozuara nga krytarët e njësive vendore, KQZ miratoi me konsensus 86 prej tyre për Qarkun e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërsa për 21 qendra të tjera në ndërtsa private, KQZ vendosi që të bëhet verifikim i mëtejshëm. Një tjetër pikë e miratuar është projektvendimi për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit në Tiranë, Aziz Jata. KQZ miratoi edhe udhëzimin që ka për qëllim të caktojë procedurat e emërimit të ekspertëve kontabël për kryerjen e auditimit të fondeve të përfituara nga subjektet zgjedhore për zgjedhjet dhe gjatë vitit kalendarik jo zgjedhor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›