E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: SHBA partner i patundur i popullit të Kosovës

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka uruar dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në emër të rresidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara. Ky është një rast për ta kremtuar zhvillimin e Kosovës si republikë e hapur, unitare dhe pluraliste, dhe përkushtimin e saj për t'u ofruar premtimet e demokracisë të gjithë popullit të saj. Përparimi i Kosovës në këto dy vite e dëshmon përkushtimin e saj për të qenë anëtare e përgjegjshme në komunitetin

 e shteteve dhe ndaj stabilitetit në Ballkan, thuhet në urimin e saj. Klinton ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga qeveria e Kosovës si dhe përpjekjet e vazhdueshme të saj për ndërtimin e të ardhmes së sigurt dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbeten partner i patundur i popullit dhe Qeverisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj forcimit të institucioneve të Kosovës dhe zhvillimit të mëtejmë të një shteti plotësisht funksional, demokratik dhe shumëetnik, i aftë për t'i arritur synimet euroatlantike të tij, thuhet në urimin e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›