E Diel, 1 Nëntor 2026

NJ STUDIUESE BULLGARE DHE JO VETM KAQ

Marjana Stamova kete te merkure qe vjen mbush ne Tirane dhjete ditet e lejuara nga Instituti i Studimeve Ballkanike te Sofjes ku punon dhe te enjten iken. Kaq ishte koha e dhene per tu njohur ne arkivat shqiptare. Me nje afat te tille te ngushte cdo cast qe ate e largon nga shfletimi i dosjeve i shkakton nje humbje. Megjithate ajo pranon jo nje por dy dite rresht te pime nga nje kafe. Marjana eshte mjaft e sjellshme por ka te ngjare qe kete fat bashkebisedimi me te ta kemi prej koleges se saj te Tiranes historianes Sonila Boci. Bashkekombesja jone ka magjine te komunikoje me te shume embelsisht. Mesojme se edhe ajo ka pasur disa dite identike kerkimi dokumentesh ne kryeqytetin bullgar dhe kolegia ia ka mbushur ditet me dashuri.

Ne vitet dymije albanologet perbejne eliten me ne vije te pare te nje identiteti shqiptar perhere e me shume te dritesuar nga studimet e tyre te kuptuar me se pari nga vete ne por edhe nga bota e madhe e popujve te tjere. Megjithate edhe ballkanologet jane mjaft te nevojshem pse jo edhe shume interesante. Ai komb qe ka prirjen te mbyllet ne analizat e te veteve per vetveten perfundon me afer delirit te mbivleresimit se vetegjykimit racional bymen e tejfryn vlerat dhe mpak shperfill te metat. Nje ballkanolog serioz studiues i pandikuar prej asnje dogme historike apo interesi gjeostrategjik te vendit te vet a te nje fuqie tjeter eshte po aq albanolog i mire. Po ashtu edhe grekolog njohes i identitetit kroat serb boshnjak malazez maqedonas...

Me sa duket Marjana Stamova eshte nje e tille. Dy bisedat me te por edhe libri i saj Ceshtja shqiptare ne Ballkan ta bejne te mundshme dhe reale kete mbrese. Botimi 362-faqesh eshte bullgarisht dhe nepermjet rusishtes bejme disa tentativa depertimi ne kapitujt e paragrafet nyje te tij. Pershtypja qe te le perforcon idene se eshte botim i nje shkencetareje te painfluencuar nga trazimet e nderhyrjet e zakonshme te te forteve te shumte ne gadishullin tone. Nderkohe Sonila Boci zbulon butesisht duke i percjelle fjalet me nje ze te gezuar se Marjana e ka pelqyer shume Tiranen. Pastaj me nen ze na thote se ka pasur pershtypjen se kolegia e saj ka ardhur jo me aq shume opinion te mire per gjendjen tone perderisa nga Sofje i gjenden njerez qe ne telefon vazhdimisht e pyesin te merakosur perse po qendron aq gjate. Nderkohe ditet e Tiranes tek Stamova kane bere te kunderten. Ajo ka rene ne gjendje adhurimi te pakten me Uren e Tabakeve. Aty ka bere nje tufe me foto. Duke qene se historiania Sonila per nga natyra e saj shijon me shume opinionin se ne qytetet e medha perfaqesues te nje shteti e kombi duhet te zere vend teper te dukshem tradita pra pjesa e vjeter dhe antike studiuesja bullgare aneson per ndertesat dhe rruget moderne. Tirana ne kete pamje te deshiruar prej saj e ka entuziazmuar. Dyzetegjashtevjecarja qe eshte nje vezhguese e perhershme na thote se mjaftojne vetem disa caste te shkurtra perjetimi ne vendin e shqiptareve per te kuptuar se ata jane jo vetem europiane tipike por aspak banues te periferise se kontinentit. Mendon se jane te qendres se tij. Kete ndjesi Marjana Stamova mbase e ka prej pasojave qe pavetedijshem le ne imagjinate hapesira. Bullgaria nga vendet tradicionale te Perendimit ndodhet gjeografikisht pak me larg se ne porse doemos kjo eshte nje gjurme iluzive. Ajo tashme eshte me afer sepse ka hyre ne Bashkimin Europian.

Mendojme nje cast se ballkanologia nga Sofja kete pershtypje e ka edhe prej bardhesise se qarte te lekures sone por kete teme nuk e ngasim. Vec eshte ajo qe e shtyn me tej arsyetimin per europianizmin e dukshem te shqiptareve. Tha se ne menyren e ndertimit te jetes te shoqerise te ekonomise te kultures e keshtu me radhe ne ndiqnim modelin italian. Ajo nuk e kishte fjalen aspak per ndonje ndikim rrenues dhe ca me pak per kopjim. Doemos absolutisht jo per te pohuar se shqiptareve u mungon identiteti. Studiuesja bullgare donte te thoshte si menyre organizimi te jetes. Me model italian pra shembull per tu ndjekur ajo nenkuptonte nje shoqeri ku individi behet i mireqene me shume se shteti me i pasur dhe me i forte se ai. Nuk e ngacmojme me tej edhe kete teme jo thjesht sepse ne vete shqiptaret e njohim kete vlere tonen te cmuar per njeriun qe sheh afer dhe po aq defekt te madh per nje popull qe eshte i detyruar ta hedhe veshtrimin edhe larg. Marjana Stamova ate opinion e dha ne argumentim te idese se shqiptaret jane popull tipik me orientim nga Europa.

Pas vitit 1990 gjithsecilit i kujtohet se si bashke me shumepartitizmin dhe liri te tjera qe jetike per shoqerine shqiptare te porsahapur edhe mekembja ekonomike. Ndersa mberriten nga Perendimi ndihma ushqimore me se pari oriz miell sheqer vaj makarona Si kishim qene katandisur nga emigracioni yne i porsaikur hyri njekohshem para dhe tregtaret si rrugen me te favorshme per te blere mall zgjodhen Bullgarine. Kjo ndodhi per disa vite rresht. Pastaj pak nga pak u hapen dhe u bene me te aktive tregjet e Greqise e te Italise. Tashme prej shume kohesh Shqiperia ne zhvillim perthith e shkemben mall me zemren e kontinentit vec gjithsesi ne castet me jetike te nje vendi qe kishte lene pas te kaluar te hidhur ne ate qe mes nesh thirret si Rilindja e Dyte na u gjeten edhe bullgaret. Pati ngjare e njejta gje edhe gjate Rilindjes se Pare asaj meme ku shpetimi nga e shkuara e perandorise osmane e pati nje nga bazat me te medha te mbeshtetjes dhe inkurajimit ne Sofje. Afria shpirterore ka qene kaq proverbiale sa ngjashmerine me te madhe si shqiptaret ashtu edhe bullgaret nuk e gjenin me popujt e tjere fqinj por me njeri-tjetrin. Koke bullgari dhe Koke shqiptari eshte thene e madje ka edhe nje tufe barsoletash shoqeruese.

Mirepo dekaden e fundit sigurisht per faj te askujt sepse jane efekte zhvillimesh te rajonit e te vete globalizmit dukemi sikur rrime disi te menjanuar. Marjana Stamova me librin e saj Ceshtja shqiptare ne Ballkan mbase ndokush do ta perktheje ate ne shqip na inkurajon te pohojme se ne fushen e studimeve te identiteteve kombetare kemi te gjitha ngasjet emocionale dhe arsyet e ftohta per ti rigjalleruar bashkepunimet me bullgaret. Ballkanologia Stamova thote se pas nje pauze mosinteresimi opinioni publik i vendit te saj deshmon vemendje ne rritje per shqiptaret. Na njohin shume pak sikunder edhe ne nuk mund te mburremi. Per arsye qe kuptohen ne Bullgari shume energji shkencore investohet per studimet e shumicave apo pakicave ne Maqedoni dhe me kete rast lapsi prehet edhe per shqiptaret. Ne Institutin ku punon nje koleg i Marjanes ka shkruar per popullsine bullgare ne Shqiperi por ne plan etnografik sakteson ajo. Shton se edhe nje tjeter studiues ka botuar per goranet banoret e Gores ne Kosove por edhe per ne anen tone te kufirit. Pastaj shpreh keqardhjen qe nje profesore e dashur per te e cila ka qene e specializuar per shqiptaret per shkak te moshes ka nderruar jete duke e lene te zbrazet vijimin e kontributit.

Keshtu Marjana Stamova me librin e saj te drejtperdrejte per shqiptaret eshte nje vazhduese por edhe nje befasi e gezuar sepse do te kete jete te gjate perpara. Me te shenohet nje rikthim i vemendjes se ballkanologjise bullgare per historine dhe identitetin tone. Kjo eshte shenje se qe prej ketij casti mund e duhet ringritje. E sinqerte Stamova pohon se ne fillim kur nuk e kishte percaktuar ende temen e doktoratures nuk i kishte shkuar ndermend fare tema shqiptare. Perreth kishte vakum per te as interes dhe as kersheri asnje ngacmim asnje impuls. Kishte disa vite qe ishte mbyllur edhe nderhyrja e NATO-s per Kosoven dhe lajmet e vemendja paten uri tjeter. Pikerisht kete moment njeriu qe ia spikati ku mund te perqendrohej studimi i saj qe Bobi Bobev. Ai eshte dijetar profesor me titull punonjes shkencor ne institutin ku punon edhe Marjana. Kerkimet e botimet e tij jane marre me shqiptaret mes dy Lufterave Boterore. Ai ia rekomandoi objektin e kerkimit duke i thene se marredheniet shqiptaro-jugosllave te kesaj kohe mbeten ne Ballkan nder me interesantet pse jo edhe me te jashtezakonshmet. Dhe Bobi Bobev i di mire keto pune. Ai nje kohe ka qene edhe ambasador i vendit te vet ne Tirane.

Duke qene se ky rrefim nuk mund te zgjatet me sepse e gjithe historia si nje ballkanologeje bullgare i hyri ne zemer Shqiperia eshte e gjate studentja Marjana Stamova e cila ne Sofje pati perfunduar katedren Historia e Bizantit dhe popujt ballkanike me pas duke e kryer masterin me Marredheniet bullgaro-jugosllave 1953-1963 ne vitin 2003 doktoraturen e mbrojti nepermjet studimit Problemi shqiptar ne federaten jugosllave dhe marredheniet jugosllavo-shqiptare 1945-1974. Prej kesaj lende doli libri Ceshtja shqiptare ne Ballkan vec tashme e vezhguar gjer ne vitin 1981. Marjana thote se ne vazhdim do ti rikthehet nje zhbirimi me te thelle te viteve shtatedhjete por ne parandiejme qe nje dite ajo do te dale pertej vitit te demonstratave te medha 1981 duke kapur distancen gjer ne motin historik 1999. Pastaj sigurisht do te vije ne vitet e mepasme kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

Marjana Stamova di mjaft. Per ceshtjen shqiptare por edhe per Kosoven e kurthin e roberimit apo luften e shpetimit te saj ajo ka shfletuar shume dosje ne arkivat e Sofjes te Beogradit te Sllovenise Kroacise Maqedonise Malit te Zi...Thote se e ka gati nje permbledhje te te gjitha ketyre dokumenteve. I quan befasuese sidomos ato te Zagrebit dhe Lubjanes. I mjaftojne vetem pak mbeshtetje financiare nje sponsor si i thone dhe do te dale ne drite libri qe mund te deshmoje te papara e te pathena te padegjuara po e po fakte te forta te rivizatojne konture te tjera nga sa kane ngrire pertej kufijve tane por edhe nga sa deri tani pelqejme te dime vete ne shqiptaret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›