PD-PS "Raundi i Fundit",KQZ numëron sot 9 kutitë e fundit
Vendimi i marrë dje me unanimitet, ka vendosur që të ngrihen dy grupe numërimi. Nëse në shumicën dërrmuese të këtyre kutive votat do të jenë për Partinë Demokratike, atëherë ekziston mundësia që kësaj force politike t’i bashkëngjitet edhe një mandat tjetër deputeti, çka do ta çonte rezultatin në 5 me 2 për partinë demokratike.
Ndërkohë, tri kutitë e qarkut të Fierit, në të cilat dy partitë e mëdha, PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme, kanë mbërritur paraditen e djeshme në KQZ dhe do të numërohen aty. Pasi numërimit të këtyre kutive të KZAZ-së, numër 20 në Fier, përkatësisht të fshatit Libofshë, do të certifikohet përfundimisht rezultati për këtë qark, kur Partia Socialiste pretendon të marrë edhe një deputet.