E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers apel politikës: Përmbyllni me sukses zgjedhjet

Edhe pse në festën e 233 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diplomati amerikan ka rezervuar gjatë deklaratës edhe thirrjen për Ramën dhe Berishën, të pranishëm në ceremoni.

 “Shqipëria është tashmë në fazën përfundimtare të zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare, numërimit zyrtar të votave dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare. Unë i bëj thirrje drejtuesve politik shqiptarë, ndërsa siç edhe e pres ky proces të përfundojë në një mënyrë të rregullt, jo partiake dhe profesional. Pavarësisht se kush e fiton këtë garë, inkurajoj që të gjithë aktorët politik në vend të tregojnë vullnet të mirë që të ndërmarrin përpjekje të sinqerta që dhe ju të gjeni kompromiset e domosdoshme për të kapërcyer dallimet tuaja. Të motivoheni nga dëshira për ti lënë fëmijëve dhe nipërve tuaj një Shqipëri më të mirë më të fortë se ajo që trashëguat”- theksoi ambasadori Withers në fjalën e tij.

Duke shprehur urimet tij për zgjedhjet e rregullta, Widhers tha se procesi nuk duhet të përfundojë në mënyre partiake. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ishin të pranishëm Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, Kryeprokurorja Ina Rama, deputetë si dhe përfaqësuse të medias e të komuniteteve fetare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›