SHBA, Scott: Zgjedhjet shënuan progres të vërtetë
Deklarata është bërë nga i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara pranë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, z. Kyle Scott.
“Administrimi i zgjedhjeve pasqyroi një progres të vërtetë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Vlerësimi paraprak i OSBE-së vërejti se zgjedhjet në vetvete shënuan përmirësime, por gjithashtu identifikuan disa shkelje përsa i përket rregullave të fushatës dhe Kodit Zgjedhor. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të plotësojë çdo mangësi, në mënyrë që të arrihen plotësisht standardet zgjedhore”, theksoi Scott. Ai ka kërkuar që ky proces të vijojë me të njëjtën rregullsi deri në përfundim të numërimit të votave.