Shkatërrohet banda ndërkombëtare e trafikut të kokainës, pranga 14 shqiptarëve
ITALI- Shkatërrohet banda ndërkombëtare e trafikut të kokainës. Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme 31 persona, nga të cilët 14 prej tyre ishin shqiptarë. Sipas policisë, banda e kokainës drejtohej nga shqiptarët që janë vënë në pranga.
Më konkretisht policia e shtetit fqinj ka arrestuar 29-vjeçarin, Endrit Alibej, 27-vjeçarin Andrea Alibej, 22-vjeçarin Ervin Baho, 35-vjeçarin Eno Bedali, 24- vjeçarin Robert Braçja, 28-vjeçarin Artan Bregu, 26-vjeçarin Julian Bullari, 25- vjeçarin Ersekë Burekasi, 24-vjeçarin Emiliano Duka, 25-vjeçarin Saimir Guradeci dhe 24- vjeçarin Englentian Hasa. Forcat e policisë italiane kanë sqaruar se trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, kryesisht në Asti. Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.
TRAFIKU
Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Po sipas policisë italianë, më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano. Deri më tani, policia ka sekuestruar 2.5 kilogramë kokainë, ndërsa në tërësi dyshohet se banda ka trafikuar 31 kilogramë kokainë, me vlerë 10 milionë euro. Forcat blu të shtetit italian kanë bërë me dije se rrjeti i trafikut drejtohej nga tre shtetas shqiptarë, Shahinaj Vexhi dhe Sajmir Guradeci, të cilët janë arrestuar në Francë dhe një tjetër shqiptar i arrestuar në Shqipëri. Ndërkohë, mësohet se furnizues i grupit dyshohet se ishte Saimir Serjani, ndërsa banda drejtohej nga vëllezërit Alibej dhe Bullari. Sipas policisë italiane, banda ndërkombëtare e trafikut të kokainës ka pasur një aktivitetet të gjerë kriminal, që prej vitit 2011. Mediat italiane, kanë vënë në dukje disa nga momentet e aktivitetit kriminal që ushtronte banda shqiptare në Itali.
“Shkurt 2012, banda ka trafikuar 1.6 kg kokainë në vlerën 42.000 ; 1.3 kg në vlerën 38,900 ; 1.3 kg në vlerën 38,900 ; 2 kg në vlerën 56 875 ;660 gr në vlerën 17,000 ; 200 gr/ në vlerën 7000 ;670 gr në vlerën 24,350 ;230 gr në vlerën 7640 ; 200 gr në vlerën 11,600 ; 60 gr në vlerën 1350 ; në muajin dhjetor 2011, kanë trafikuar 100 gr kokainë në vlerën 2500 , ndërsa në prill të 2012 droga e trafikuar kapte vlerën prej 3900 ”, citohet në mediat italiane për bandën e kokainës. Po sipas këtyre mediave, midis periudhës gushtit 2011- qershor 2012, është trafikuar një herë sasia prej 170 gr kokainë, ndërsa nga nëntori 2011 deri në qershor 2012, është trafikuar 201 gr kokainë në vlerën prej 6100 dhe shuma të konsiderueshme deri në 10.900 .
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)