E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës

Pas dy vjet hetimesh skuadra e policisë së Milanos shkatërron bandën e shqiptare te cila kishte shtrirje në Belgjikë dhe Holandë. Policia ekzekuton 16 urdhërarreste. Të arrestuarit benin pjese ne trafikun ndërkombëtar të kokainës, heroinës si dhe prostitucionit. 

MILANO- Skuadra e policisë së Milanos po ekzekuton 16 urdhërarreste me burg ndaj një bande kriminale e përbërë nga shtetas shqiptarë. Arrestimet po kryhen në zonën mes Lombardisë dhe Toskanës. Urdhërarrestet e firmosura nga Drejtoria e antimafias i përkasin anëtarëve të një bandë që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës, heroinës si dhe prostitucionit.

Nuk dihen detaje nga operacioni i policisë as dhe emrat e të arrestuarve shqiptarë të cilët dyshohen se janë anëtarë të kësaj bande.

Hetimet kanë filluar dy vjet më parë dhe gjatë kësaj peridhe janë sekuestruar 14 kg heroinë dhe 12 kg kokainë. Sipas hetimeve të akuzuarit janë të lidhur ngushtë me kriminelë, dhe furnizues të drogës të cilët vinin nga Belgjika dhe Holanda.
(s.g/Reuters/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›