E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miraton masat e sigurisë për përdorimin e gazit e naftës

Miratohen masat e sigurisë për përdorimin e gazit dhe të naftës në vend. Kryeministri Berisha miratoi sot vendimin në mbledhjen e qeverisë: “Vendimi do të ndikojë në rritjen e shkallës së sigurisë në vend”. 

TIRANE- Qeveria miratoi sot vendimin për masat e sigurisë së përdorimit të gazit dhe naftës në vend. Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi këtë vendim "si një bazë të re për sigurinë nga impiantet e shpërndarjes së këtyre lëndëve".
"Vendimi përcakton kriteret, detyrimet dhe masat që rrisin në mënyrë të ndjeshme shkallën sigurisë. Ai vjen pas një pune disamujore të studimit të këtij problemi nga Ministria përkatëse dhe që sot konkretizohet me këtë vendim shumë të rëndësishëm, i cili duhet të ndikojë në rritjen e shkallës së sigurisë në vend", tha kryeministri Berisha.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›