E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet një bandë kosovare në Austri

Në Austri është shkatërruar një bandë 13 anëtarëshe, e cila - sipas policisë austriake - që nga janari i vitit të kaluar, ka transferuar ilegalisht drejt vendeve të BE-së rreth 700 shqiptarë nga Kosova.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, policia austriake, respektivisht njësia speciale "Kobra", dhe policia në Salzburg, kanë arrestuar 13 pjesëtarë të kësaj bande, e cila përbëhet nga 11 shqiptarë nga Kosova, të moshës 21 deri në 32-vjeçare, një bullgar 21-vjeçar, dhe një austriake 44-vjeçare,

Femra austriake dyshohet të ketë fituar para duke sistemuar udhëtarët ilegalë - numri i të cilëve, sipas policisë austriake, arrin në 700 .

Kjo bandë, sipas policisë, kishte transferuar shqiptarët nga Kosova drejt Austrisë, Italisë, Belgjikës, Zvicrës dhe në vende tjera - ndërsa për ardhjen deri në Vjenë ata kishin paguar 2.200 euro. Në këtë mënyrë, policia llogarit se kjo bandë kishte fituar 2.1 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›