E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani kundër idesë për zgjerimin e ofensivës

Ushtria pakistaneze ka bërë të ditur se nuk mund të zgjerojë ofensivën kundër bastioneve të Al-Qaedas dhe Talibanëve.
Një zëdhënës i ushtrisë, Gjenerali Athar Abbas, tha për BBC-në se ushtria nuk ishte në gjendje të zgjeronte operacionet anti militante.
Komentet e tij përkojnë me një vizitë në Islamabad të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gates, i cili ka bërë thirrje për ofensivë të gjerë ndaj militantëve me baza në Pakistan që kryejnë sulme në Afganistan.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates arriti në Pakistan ditën e enjte në vizitën e tij të parë që nga koha kur Barack Obama mori postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar.
Udhëtimi një ditor vjen gjithashtu në një kohë mjaft të rëndësishme kundër al Qaedas dhe Talibanëve, ku SHBA-ja ka planifikuar të angazhojë më shumë se 30 mijë trupa në Afganistan. Ushtria pakistaneze ndërmori një ofensivë të madhe ushtarake në vitin 2009 në veriperëndim kundër bastioneve të talibanëve pakistanezë në rajonin Sëat dhe në Uaziristanin jugor. Militantët janë kundërpërgjigjur me një seri sulmesh kamikazë që kanë vrarë qindra vetë në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›