E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet shqipja shkak tekstet dhe mesuesit e pakualifikuar

Gjuha shqipe po shkatërrohet më së shumti në shkolla. Studiuesit dhe gjuhëtarët ngrenë shqetësimin se në institucionet e arsimimit, puna është shumë e mangët sa takon respektimit të standartit të shqipes. Dëmtimi i gjuhës vjen nga tekstet me gabime dhe mësuesit e pakualifikuar.

“Shkolla ka mbetur prapa së pari se nuk kemi mësues të kualifikuar dhe nuk punohet për kualifikimin e tyre. Tekstet mësimore kanë gjithashtu shumë gabime.  Të gjithë ata që kanë fëmijë në shkollë e vërejnë këtë që ka gabime të panumërta, sepse në shtëpitë botuese mungon korrektori, ose nuk është i kualifikuar”-shprehet gjuhëtari, Rami Memushaj.

Media dhe administrata publike, mbeten ende problem me sjelljen ndaj gjuhës standarte, por specialistët mendojnë se situata është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit.

“Do të qeshni me veten tuaj kur thotë ai: “Ka kaq deputete femra”. Po si duhet të ishin ato, deputete meshkuj? I ndesh vërtetë në shtypin tonë duke përkthyer thjesht nga anglishtja e cila është një gjuhë që nuk ka gjini”-thotë gjuhëtari Ali Dhrimo.
 
“10 vjet më parë kemi folur për shtypin, televizionin por po shohim që shtypi i shkruar po tregon një vëmendje për t’u përgëzuar për zbatimin e normave të gjuhës standarte”-thotë Memushaj.

Gjuhëtarët janë duke diskutuar prej kohësh për ndryshime zyrtare në standart, por mes tyre ka debate lidhur me përfshirjen e dialektit geg dhe hyrjeve të reja.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›