Shkaterroi pyjet ne Geshtenjas, kapet i kerkuari
Kerkohej per "prerje te paligjshme te pyjeve' ne zonen e Geshtenjasit ne Pogradec, arrestohet 31-vjecari i dyshuar. Burime zyrtare thane se dy dite me pare ndaluan Leonard Sadikllarin, banues ne fshatin Geshtenjas, pasi ishte shpallur ne kerkim nga komisariati pas urdhrit per ekzekutim te nxjerre nga Prokuroria e Korces, per vepren penale te shkaterrimit te pyjeve. Denoncimi ishte bere nga Ndermarrja Pyjore pak muaj me pare.