E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrafshohet 12 ha pyll per toke are

KUCOVE- Prokuroria heton shkaterrimin e 12 hektareve me peme lisi dhe plepa ne Kucove, demi ekonomik shkon ne 42 milione leke. Denoncimi eshte bere nga autoritetet vendore ne zonen e Kozares, ndersa shkak ka qene prerja e pyllit dhe kthimi i tokes ne are, qe shfrytezohet nga banoret per mbjellje te kulturave te ndryshme. Ky pervetesim ka nxitur organin e akuzes ne Berat qe te nise hetimet per "prerje te paligjshme te pyjeve" dhe identifikoje banoret qe kane abuzuar dhe pronesuar kete siperfaqe.
Fillimisht problemi eshte evidentuar nga Ndermarrja Pyjore, e cila nga nje inspektim dhe inventar i bere zbuloi se ishin demtuar 12 hektare me pyje te mbjella shume vite me pare ne kete zone. Ndermarrja kishte zhvilluar nje tender per pyllezim shume vite me pare, por banoret kane shkaterruar gjithcka duke e kthyer ne are te mbjelle me grure apo miser. Gjithsej ishin mbjelle 27 hektare me peme te ndryshme, kryesisht plepa, kurse demi ekonomik i shkaktuar shkon ne 42 milione leke.
Banoret e zones se Kozares e kane kundershtuar kete projekt dhe nuk leshuan rruge ndaj autoriteteve, duke e kthyer siperfaqen ne are prane lumit Devoll.
Kryetari komunes, Vebi Doksani, eshte shprehur se ky veprim i banoreve ka shqetesuar jo vetem komunen e Kozares, por gjithe kamunitetin e zones. "Ne kemi bere denoncimin perkates, pasi ky eshte nje krim", sqaroi Doksani. Por Ndermarrja Pyjore ka shkuar me tej me nje kallezim penal te depozituar ne Prokurorine e Beratit per akuzen e "prerjes se paligjshme te pyjeve ne menyre masive". Aktualisht organi i akuzes po verifikon denoncimin dhe evidenton personat pergjegjes per shkaterrimin e 12 hektareve me pyll ne zonen e Kozares dhe pervetesimin e saj ne menyre te paligjshme. Pritet qe brenda disa diteve te kete nje rezultat konkret per kete hetim, pasi Pyjorja ka dorezuar te gjithe dokumentacionin e tenderit, perfundimin e projektit, investimin e kryer, siperfaqet e mbjella dhe ato te shkaterruara qe jane filmuar dhe fotografuar per prove materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›