E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe, misioni kuqezi nis nga Polonia

Me 7 shkurt ekipi kombetar shqiptar do te mesoje emrat e kundershtareve, me te cilet do te diskutohet gjate eliminatoreve te "Euro 2012" suksesi, qe presin tifozet e shumte kuqezi. Joisp Kuzhe ndodhet ne fazen kulmore te rinovimit te ekipit tone kombetar dhe para se te bej llogarite ne miqesoren e 3 marsit, me Irlanden e Veriut, do te mesoje edhe emrat e kundershtareve te "Euro 2012". Kroati nuk eshte shprehur deri tani per ambiciet e kuqezinjve, pasi eshte ne pritje te shortit. FSHF ka arritur qe te nenshkruaje nje kontrate me trajnerin, por kushti i marreveshjes ka te beje pikerisht me suksesin qe garanton Jozip Kuzhe, ne stolin kuqezi. Keshtu, 7 shkurti do te jete percaktues edhe per ecurine e metejshme te punes se Kuzhe. Idealja para hedhjes se shortit mesohet nga stafi drejtues i ekipit tone kombetar para nisjes. Keshtu do te ishte mrekulli e shortit, nese ne grup do te perballeshim me nje skuader te madhe, e cila do te na garantonte me shume te ardhura nga e drejta televizive. Sakaq, nje nga gjigantet e kontinentit do te pelqehet qe te qellonte ne grupin tone. Anglia, Spanja, Italia, Gjermania, apo Franca jane nder ekipet e preferuara per te rene ne nje grup me kuqezinjte, sepse afrojne me shume para per te drejten televizive. Ideja per te pasur nje ekip te madh ne grup nuk e cenon objektivin final, perkundrazi do te ndikoje me shume ne realizimin e tij. E drejta televizive i sjell ekipit tone me shume para ne nje rast te tille dhe nese kundershtaret e tjere nuk jane te nje rang mbi mesataren, shanset qe ekipi kombetar te klasifikohet i dyti dhe te kualifikohet ne "Euro 2012" mbeten te larta. Shembulli eshte i fresket. Ne rastin e fundit, te eliminatoreve te Kupes se Botes, kuqezinjte perfituan me pak nga e drejta televizive, pasi nuk u perballem me ekipe te medha te kontinentit, por edhe ndaj skuadrave mesatare, si Suedia, Danimarka, apo Hungaria nuk arritem dot qe te perballeshim me sukses, duke shenuar nje humbje te dyfishte. Keshtu, nje skuader shume e forte dhe me kundershtare disi nen mesatare do te perbente idealen per stafin e Kuzhe, qe ka ndertuar nje strategji te vecante, per te garantuar suksesin e kombetares ne "Euro 2012". Josip Kuzhe nuk ka folur ne asnje rast per kualifikimin e ekipit dhe pas kthimit nga Polonia do te jape pershtypjet e para per kundershtaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›