Korrupsioni me invalidet, nen akuze zyrtarja
Korce- Pervetesonte parate e invalideve ne Korce, vihet nen akuze per korrupsion punonjesja e Shoqates se Invalideve. Pas denoncimit publik ne nje prej emisioneve investigative ne televizionet lokale, diten e djeshme Komisariati i Korces ka marre nen pyetje dhe komunikuar akuzen per "korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne detyren", ndaj te dyshuares Rajmonda Jaupi, 52-vjece, banuese ne qytetin e Korces. Prej vitesh e dyshuara punonte ne Shoqaten e Invalideve ne qytet, ndersa eshte kapur me filmime teksa kjo punonjese, i ka marre invalides me inicialet V. H., 73-vjece, banuese ne fshatin Barmash te Ersekes, nje shume prej 2800 lekesh. Keto para jane kerkuar me qellim nxjerrjen e nje libreze invaliditeti. Parate sipas hetimit policor, jane marre nga punonjesja e shoqates, Rajmonda Jaupi, e cila pasi ka prere nje fature prej 700 lekesh, i ka perfituar per vete. "Nga ana jone u kryen verimet e nevojshme procedurale ne ngarkim te punonjeses se shoqates, e cila do te ndiqet ne gjendje te lire deri ne fund te hetimit dhe gjykimit", thane burime zyrtare te policise vendore. E dyshuara ka mohuar akuzen, duke u shprehur se ka zbatuar proceduren dhe nuk kishte perfituar parate. Pak jave me pare u ndaluan edhe disa zyrtare te Transportit Rrugor ne Korce, per skandalin e korrupsionit me patentat.