E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dergesat nga emigracioni ulen 6% me 2009

Dergesat e emigranteve gjate nentemujorit te vitit 2009 drejt Shqiperise, u zvogeluan me rreth 6 per qind ndaj te njejtes periudhe te vitit paraardhes dhe me rreth 19 per qind ndaj te njejtes periudhe te vitit 2007, duke lekundur raportin e kerkeses dhe ofertes per valute dhe duke ndikuar keshtu ne ecurine e kursit te kembimit. Banka e Shqiperise ne nje studim te fundit mbi dergesat e emigranteve veren, se renia e tyre ka nisur qysh para fillimit te krizes globale ekonomike. Ngadalesimi i remitancave gjate vitit 2009, megjithese ishte kryesisht nje reflektim direkt i efekteve te krizes boterore, mund te konsiderohet edhe si nje sinjal i pare ne ecurine e pritshme te tyre ne te ardhmen, konsideron autoriteti qendror bankar. Keshtu reduktimi progresiv i vleres dhe i peshes relative te tyre lidhet kryesisht me karakterin kohor te dergesave, te cilat sikurse pranohet dhe nga studime te ndryshme kane prirje afatgjate renese. Emigrantet, me kalimin e kohes, stabilizohen ne vendin prites, krijojne familjet e tyre e per pasoje perballen me
presione te ndryshme, per te ulur nivelin e dergesave drejt vendit te origjines. E njejta prirje pritet te ndodhe edhe per Shqiperine dhe per kete arsye, perpjekja per te gjetur burime alternative, te cilat gjenerojne flukse hyrese valutore te qendrueshme, si dhe kanalizimi i tyre ne sektore ekonomike prodhues e ne investime shihet e domosdoshme.
Analistet prane Bankes Boterore, Fondit Monetar Nderkombetar dhe Organizates Boterore per Migracionin kane arritur ne te njejtat rezultate: dergesat e emigranteve aktualisht shkojne per financimin e konsumit te perditshem ndaj, ato perfaqesojne nje burim kapitali te kufizuar per investime dhe per financimin e zhvillimit te qendrueshem ekonomik te vendeve te origjines. Ndaj, ne ditet e sotme, kur vendet kane nje histori migracioni te gjate, vemendja me shume se ne flukset e remitancave, po synon te perqendrohet ne zhvillimin e instrumenteve financiare te pershtatshem per thithjen e kursimeve te emigranteve. Keshtu kursimet e emigranteve, vleresohen te jene here me te larta se niveli i dergesave te tyre prane familjeve ne rastin e Shqiperise. Nga ana tjeter, emigrantet perfaqesojne edhe nje kanal te rendesishem per transferimin e njohurive te reja, menyrave te reja te prodhimit, etikes se punes, teknologjive te reja si dhe nje kulture te re te te berit biznes. Gershetimi i ketyre dy perberesve, kursimet dhe njohurite e reja, do te perfaqesonin nje burim potencial shume te rendesishem per zhvillimin e vendeve te origjines ne pergjithesi. "Efektet dhe mesimet e krizes ekonomike dhe financiare qe perfshiu tregjet boterore gjate viteve 2008-2009 duhen konsideruar ne hartimin e politikave ekonomike dhe strategjive qe lidhin migrimin me zhvillimin e qendrueshem ekonomik te nje vendi", sqaron Banka e Shqiperise ne qerimin e saj. Nje dimension i rendesishem i tyre eshte edhe ecuria e pritshme e remitancave dhe aftesia e tyre, per te mbeshtetur objektivat e reduktimit te varferise dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Zonat qe perfitojne me shume nga dergesat e emigracionit
Sipas Bankes se Shqiperise, rreth 190 mije nga 728 mije familje, ose afro 26 per qind e totalit te tyre ne territorin e Republikes se Shqiperise, perfitojne dergesa nga jashte ne formen e remitancave. Fluksi mesatar vjetor i dergesave te emigranteve per familje, vleresohet afersisht ne 1.900 euro dhe ndryshon nga qyteti ne qytet. Dergesat jane me te shpeshta ne zonat rurale. Rreth 59 per qind e familjeve pritese banojne ne zonat rurale dhe rreth 41 per qind e tyre, ne zonat urbane. Po keshtu ne zonat rurale, totali i perfituar gjate vitit, perfaqeson rreth 64 per qind te hyrjeve te pergjithshme te remitancave vjetore. Shperndarja gjeografike e familjeve tregon se remitancat, ne masen me te madhe, jane te perfituara nga popullsia e Tiranes, Vlores, Shkodres, por edhe Fierit. Fluksi mesatar vjetor i remitancave per familje, vleresohet afersisht ne 1897 euro dhe ndryshon nga qyteti ne qytet. Familjet ne Kucove, Peqin dhe Pogradec shfaqin fluksin me te ulet gjate vitit (nen 1000 euro), nderkohe qe ne Puke, Tropoje, Bulqize dhe Gramsh, hasen vellimet me te larta per familje (ne nje interval nga 3000-8000 euro ne vit).
Prurjet e emigranteve zene 10 % te ekonomise
Ne Shqiperi, dergesat nga emigrantet, te cilat vleresohen rreth nivelit 9-10 per qind te PBB-se, perfaqesojne nje fluks hyres teper te rendesishem si per familjet ashtu dhe per ekonomine ne teresi. Se bashku me investimet e huaja direkte dhe te ardhurat nga eksporti i mallrave dhe sherbimeve, ato perbejne nje nga zerat kryesore ne financimin e importeve dhe mbeshtetjen e nevojave te ekonomise per konsum e per investime. Duke filluar nga viti 2004, vlerat e raportit te dergesave te emigranteve ndaj PBB-se kane qene me te larta se ato te investimeve te huaja direkte, duke luajtur rolin e katalizatorit ne
zhvillimin ekonomik dhe financiar te vendit. Eshte vleresuar se nga popullsia e
pergjithshme e Shqiperise prej 3.2 milione banoresh, 1 milione kane emigruar ne Greqi dhe Itali. Sipas LSMS (INSTAT 2005), deri ne 26 per qind e familjeve shqiptare kane pjesetare te tyre qe punojne jashte shtetit. Shume ngushte te lidhura me ceshtjet e migracionit jane "Dergesat ne para te emigranteve", para ose te mira te derguara nga emigrantet ne familjet e tyre ne vendin e origjines. Volumi i dergesave ne Shqiperi eshte rritur ndjeshem qe prej fillimit te tranzicionit. Dergesat ne para te emigranteve behen gjithnje e me teper te rendesishme ne lidhje me aktivitete te tjera, duke perfaqesuar 10 per qind te PBB-se, 70 per qind te eksporteve dhe 33 te importeve, sipas Bankes se Shqiperise. Burime jozyrtare tregojne se familjet rurale kane likuiditet shtese, ka te ngjare prej dergesave ne para te emigranteve, te mbajtura ne mekanizma kursimi te vjetersuara. Sipas matjeve qe kane bere institucionet e financave ne vend, shifra rekord qe arrin deri ne 1,028 milione euro ne nje vit dhe qe pasqyron rreth 13.7 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB i korrespondon vitit 2004) duke i bere dergesat e emigranteve te jene nje faktor kryesor per mbijetesen financiare te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›