E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 1961 shoferë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Policia Rrugore e Vlorës dhe e Sarandës ka vënë në pranga 3 shoferë, ndërsa dy të tjerë janë vënë në hetim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu policia rrugore ka vendosur 1961 gjoba për shkelje të ndryshme, konkretisht: 229 për parakalime të gabuara; 122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse; 10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit; 11 për mungesë dokumentesh; 134 për parkim të gabuar; 1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore thotë se do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›