E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkelje e rëndë e etikës profesionale, lirohet nga detyra mjeku në Tiranë

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njoftoi sot se pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr. 10, Tiranë, është marrë masa e menjëhershme e lirimit nga detyra të mjekut Sinan. M.

Vendimi është marrë në përputhje me Kodin e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të OSHKSH, të cilat përcaktojnë se çdo sjellje që cenon rëndë etikën profesionale dhe parimet e mirëbesimit përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe sjell zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës.

OSHKSH dënon çdo sjellje që bie ndesh me etikën mjekësore dhe dinjitetin e profesionistit shëndetësor, dhe siguron qytetarët se çdo rast i ngjashëm do të trajtohet me transparencë dhe masa të menjëhershme, në mbrojtje të besimit dhe integritetit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›