E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPKO me sms falas

Festa e qytetarëve të Kosovës pas GJND’së do të ketë më shumë kuptim gjatë kësaj fundjave. IPKO-ja i është bashkëngjitur gëzimit të qytetarëve të Kosovës, duke ofruar për të gjithë konsumatorët individualë dhe të bizneseve të cilët përdorin telefoninë mobile IPKO, pa kufi SMS falas, drejt çdo operatori mobil në Kosovë.

Për nder të kësaj dite të madhe festive për Kosovën, IPKO-ja do të ofrojë pa kufi SMS falas, për qindra mijëra qytetarë që përdorin telefoninë mobile IPKO dhe të cilët gjatë këtyre ditëve po festojnë për ditët më të mira të shtetit të tyre.

“Gjatë ditës së shtunë dhe të diel (24 dhe 25 korrik), të gjithë SMS-të e dërguar gjatë intervalit kohor 06:00 – 18:00, nga telefonia mobile IPKO do të jenë falas”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga IPKO-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›