Administrimi i zgjedhjeve, Celibashi: Komisionerët, partiakë

I këtij mendimi është Ilirjan Celibashi, ish-kryetari i KQZ-së, i cili shprehet se në Shqipëri ende nuk ka kushte për një administratë teknike zgjedhjesh.
"Të paktën në nivelin e qendrës së votimit është e nevojshme dhe e domosdoshme prania e anëtarëve të komisionit të cilët propozojnë apo përfaqësojnë interesat e partive politike. Dhe numri prej 7 anëtarësh, mendoj që është një numër i balancuar dhe nga ana tjetër mendoj që akoma nuk janë pjekur kushtet në Shqipëri që partitë politike të jenë jashtë menaxhimit të procesit zgjedhor", tha Celibashi.
Pas konsultimeve dhe me ekspertët ndërkombëtarë, duket se 10 deputet që po ndryshojnë kodin, kanë vendosur të lenë të paprekur komisionet e qendrave të votimit dhe ZAZ-të, por të ndryshojnë vetëm formulën e KQZ-së. Sipas Celibashit formacioni i ri duhet të ketë më shumë garanci, nëse synohet të jetë i pavarur dhe transparent.
"Vendosja në Kushtetutë sjell një garanci më të madhe, e kategorizon këtë institucion, si një institucion kushtetutës, dhe nëse mandati i anëtarëve të KQZ do të jetë i shtrirë në kohë dhe do të jetë i garantuar me imunitete dhe garancira financiare mendoj që ka më shumë mundësi që performanca e këtij institucioni të jetë më afër të pavarurës, të paanshmes dhe integritetit, dhe profesionalizmit", theksoi ai për AS.
Ish-kreu i KQZ-së e sheh si një hap pozitiv sanksionimin në Kod të numërimit elektronik, por thekson se tashmë nuk ka më kohë për ndryshime të tjera teknologjike në zgjedhje. /Start/
2012-04-01 16:50