E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlqejnë sepse ti ndjen se ia hodhe ndëshkimit edhe këtë herë

Sytë tek njeriu jane pjesa me e bukur dhe me e rëndësishmja që ai ka. E keni vënë re që Kryeministri nuk i mban syte asnjëherë drejtpërdrejt perballë kamerës? Perse i dashur Kryeministër? Sepse syte e ty të tradhtojne, shprehin boten tuaj të brendshme. Sfida juaj është të duroni shikimin e popullit tend në sy. E keni vështirë, sepse çdo fjalë e juaja është e pavërtetë, është fjale e pambajtur, shpesh është hakmarrje për atë që të kundershton e që ka guxim e të thotë të vërtetat në sy.

Kam parasysh syte e tu kur ndodhi shperthimi në Gërdec: të pikëlluar, të përvuajtur... Shprehnin hidhërim e pikëllim, anipse gjëmën ia bëre ti me shtetin tënd atij populli. Por sot në turin tend “Shqipëria në NATO”, sytë e tu e kane humbur ate hidhërim. Ata shkëlqejnë. A është normale kjo? Shumëkush ndihet i habitur nga kjo. Por unë e kam një përgjigje: Sytë e tu shkëlqejnë jo sepse Shqipëria po hyn në NATO (e dimë shumë mirë sa vetëmashtruese është kjo hyrje) por shkëlqejnë sepse ti ndjen se ia hodhe ndëshkimit edhe këtë here nga populli yt.

Gjatë një interviste, të pyeti gazetarja se me kë je tifoz. Ti u përgjigje: “Jam tifoz me ata që luajnë më mirë e më bukur...”. Pastaj shtove diçka që tregon karakterin tënd të paqëndrueshëm, të pavendosur, triblues. The: “Unë brenda një ndeshjeje mund të ndryshoj 5 ose 6 herë tifozllëk, nga një ekip në një tjetër...”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›