Shkëlqen Flloko, 'flirt'në skenë me Alikajne Zaharian
TIRANE- Timo shfaqet në skenë i veshur kauboj. Një palë pantallona gjysmë lëkurë e gjysmë cohë, një palë çizme alla amerikane dhe një kapele që i jepte më tepër prezencë. Ai është Xhon Proktor, një burrë që pas tradhtisë ndaj së shoqes, provon barrën e mëkatit dhe barrën e shlyerjes së tij! Kaq për pamjen, sepse kur ai fillon të flasë zëri i tij kumbon dhe kumbon fuqishëm. E mbërthen sallën me shikimin, qëndrimin, fjalët, heshtjen, sjelljet. Ai nuk është më Timo, ai është bërë Xhoni, ai burri amerikan që sillet në vorbullën e Salemit dhe shtrigave të qytetit. Eva Alikaj është veshur me të bardha. Shfaqet e brishtë e me një zë të qetë në dialogjet me Xhonin. Duket krejt e përhumbur në një jetë të shqetësuar nga tradhtia e të shoqit. Abigeili që u interpretua nga Elia Zaharia, ka një tjetër mision. Duket se dashuria për Xhon Proktorin e ka bërë të verbër. Ajo është e qetë kur duhet, por nuk nguron të ngrejë zërin kur e sheh të arsyeshme, e një gjë e tillë u pa në "gjyqin e shtrigave". Duhet thënë se interpretimi i Elias ishte i mrekullueshëm. Qe debutimi i saj i parë në Teatrin Kombëtar dhe roli qe ndër kryesorët. Ndonëse e lindur në një familje artistësh, ajo është e bija e Yllka Mujos, pakkush e priste që ajo të qëllonte kaq mirë me herë të parë. Ajo çfarë u vu re tek "Shtrigat e Salemit", me një sallë të mbushur përplot e ku ndonjë tek-tuk qëndronte edhe në këmbë, qe fakti që Spiro Duni ia doli mbanë. Shfaqja e tij "Shtrigat e Salemit" e vënë në skenë mbrëmjen e së enjtes, shkëlqeu në premierën e saj.
Shfaqja
E kuruar deri në detaje, të pakta ishin momentet kur ndonjë dialog i shkurtër mund të të linte ftohtë. Drama përcillej si dramë, momentet tragjike si të tilla. I vetmi që kishte ndonjë batutë gazmore ishte Mehdi Malkaj si Shiver, por ai i recitonte më së miri, me thjeshtësinë e vet dhe natyrshëm të vinte humori teksa ndiqje "pafajësinë" e personazhit të tij. Flloko, si gjithnjë ia doli mbanë. Ai e kishte veshur Xhon Proktorin deri në hollësitë më të vogla, dhe i rrinte më së miri. U shfaq si një amerikan i vërtetë, me një dramë mbi shpinë, me faje që do t'i duhet t'i paguante, krenar dhe mëkatar njëkohësisht, duke i lënë vendin e duhur secilës prej këtyre ndjenjave, ashtu si edhe mohimit të ekzistencës së shtrigave e djallit, gjë që do ti kushtojë shumë. Nga ana tjetër, Eva Alikaj, zonja Elisabet Proktor, një grua e devotshme, e krishterë, diti t'ia shfaqë të shoqit dashurinë dhe dhimbjen, me ftohtësinë e gruas së tradhtuar por edhe me trishtimin e bashkëshortes që do e humbasë atë përgjithnjë! Abigeili, nga ana tjetër, që u interpretua nga Elia Zaharia, qe dashnorja e lënë. E mbetur skllave e një pasioni të njëçastshëm të Xhonit, ajo e vuan ende humbjen e tij. Në fillim u shfaq e veshur me një fustan rozë, që i endej pas trupit. Nëse duhej të ishte një dashnore e lënë, e dashuruar, xheloze, kërkuese e që bën gjithçka për të rifituar mashkullin e humbur, mashkullin që ia vodhi një gruaje tjetër, kjo ishte pikërisht Elia Zaharia! E bëri dhe e bëri mirë! Por, Timo Flloko, e bëri edhe në skenë rolin e burrit dhe dashnorit, sepse puthjet nuk munguan. Pavarësisht se një rol i shkurtër, Fatos Sela nuk i la gjë mangët. U shfaq si një burrë i zënë në hall, por ama u tregua i zgjuar dhe mjaft i përkushtuar. Neritan Liçaj, "prifti i keq" u tregua tamam një prift i keq, por një aktor i mirë, ndërkohë që Eni Jani meritoi mjaft duartrokitje me çapkënllëkun, dyshimet, që i interpretoi siç duhet. Dinamika e Timo Fllokos, brishtësia e Eva Alikaj, forca dhe madhështia e Drita Pelinkut, supriza e suksesshme me emrin Elia Zaharia, batutat e pafajshme të Mehdi Malkaj, qetësia e Vasjan Lamit, shpërthimet e Eni Janit e mbërthyen pas vetes publikun! Në fund të shfaqjes duartrokitjet qenë të pafundme. Ato nuk u ndërprenë as kur për disa çaste u ndërpre energjia elektrike. Përkundrazi ato u bënë edhe më të forta, duke pritur në skenë e Drita Pelinkun, Timo Fllokon, Eva Alikajn e në fund Spiro Dunin.
Detajet e prapaskenës
Për ta parë këtë pjesë në premierë, emrat e njohur nuk munguan, si nga arti ashtu edhe nga gazetaria. Ajo që u vu re ishte prani anë sallë e Princ Lekës! Domosdo, qe shfaqja e parë e princeshës Elia, në premierën e parë dhe roli i saj i parë! Veç tij nuk mungoi dhe buqeta me lule prej tij. Janë jo dy por tre gëzime në familjen e tij. Roli i parë i Elias, suksesi i parë i saj, por edhe ditëlindja e tij. Princ Leka feston edhe përvjetorin e tij të 27-të.
Pjesa
"Shtrigat e Salemit", një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore me autor Arthur Miller, përçon mesazhe të forta. Regjisori Duni ngjiti në skenë disa nga aktorët më të mirë të teatrit shqiptar, duke filluar që me protagonistët Timo Flloko, Eva Alikaj, Drita Pelinku, Fatos Sela, Vasjan Lami, Neritan Liçaj etj. Debutuese në skenën e Kombëtarit ishte Elia Zaharia, së cilës regjisori i kishte besuar një nga rolet kryesore të veprës, atë të Abigeilit. Ngjarja zë fill në shek. XVII, por autori ia dedikonte atë kohës kur jetoi, periudhës së makartizmit. Skenografia, qe përgatitur nga piktori Bashkim Ahmeti, ndërsa kostumet nga stilistja Anila Zajmi. Drama "Shtrigat..." do të vijojë të shfaqet edhe në ditët në vazhdim.
(Shkrimi eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)