Shkëlqesia e tij

Shkëlqesi titullohet shfaqja që do të jepet premierë sonte në Teatrin Kombëtar, regjinë e së cilës e ka bërë regjisori nga Shqipëria Enton Kaca. E cilësuar si një vepër për dashurinë dhe humbjen, shfaqja është ndërtuar me tekste nga tre autorë: Ardian-Christian Kyçyku, Roland Barthes dhe Anton Çehov.
Duke folur në konferencën për media, regjisori Kaca tregoi se është hera e parë që realizon shfaqje në Kosovë, megjithëse ka prezantuar edhe më herët shfaqje këtu.
Ai tha se inkuadrimi i tij në këtë projekt ka qenë si një lojë bixhozi, pasi që aktorët kanë qenë të gjithë nga Kosova dhe as ai nuk i ka njohur ata e as ata nuk e kanë njohur atë.
Sa i përket shfaqjes, ai tha se po ndërton një shfaqje konceptualisht jo tradicionale, ku zhvillimi dramaturgjik dhe skenografia kanë një zhvendosje tjetër.
Nga ana e performimit teatral kam provuar që të ruaj identitetin personal, u shpreh regjisori Kaca. Ai shtoi se kjo shfaqje ka marrë konturat e një shfaqjeje poetike, delikate, të thellë, shfaqje e punuar me finesë duke u bazuar në copëza të jetës, e përcjellë edhe përmes imazheve dhe gjesteve.
Ashtu si në eksperimentimet e deritanishme, kryesisht me autorë shqiptarë, Kaca ka operuar me regjinë e teatrit mbi një tekst bazë që është "Shkëlqesi" i shkrimtarit shqiptar që jeton në Rumani, Ardian-Christian Kyçykut.
Ai ka bërë ndërthurje me dy tekste të tjera të rëndësishme për të ndjekur një linjë të tijën, linjë të cilën Kaca e ka përvijuar në performancat "Udhëtimet e Lizës" me të cilën u vlerësua në festivalin e teatrit të të rinjve "Regjisori më i mirë" (2007), apo te "Net shqiptare" vënë në skenë në Shkup dhe Prishtinë (2009).
Regjisori Kaca tregoi se qasja e tij në këtë shfaqje duket të mos jetë e kapshme për krejt publikun. Sipas tij, kjo shfaqje është punuar me tinguj, me fjalë, me ikonografi. Për mua vet teatri është poezi, u shpreh ai.
Shfaqja zhvillohet brenda një rrethi. Skenografia është një korridor me mure të hapur si dritare, ku spektatorët që janë të ulur në të katër anët mund t'i shikojnë aktorët në shumë plane.
Kaca është shprehur se shfaqja ruan një linjë të tijën, nuk ka ngjarje, emra personazhesh, marrëdhënie ndërpersonale, është punuar mbi tingullin, fjalët, ndërthurjet e teksteve dhe veprimeve me imazhet. Loja bazohet te ndjesitë, forma është poetike.
Të kësaj linje janë elementët që ai i ka përdorur në shfaqjet e mëparshme e që do të jenë edhe te ky realizim.
Në këtë shfaqje interpretojnë Arjela Ajeti, Arta Selimi, Egzona Ademi, Shkëlzen Veseli, Shpëtim Selmani dhe Vedat Haxhiislami. Kostumet janë realizuar nga Albulena Borovci.