Odise Roshi, në provë te Paris Saint Germain

www.albania-sport.com - Mesfushori i avancuar i Flamurtarit, Odise Roshi (18 vjeç, 15 ndshje, 3 gola këtë sezon) do të provohet te te klubi i njohur i kryeqytetit francez, Paris Saint Germain.
Roshi, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë U-21 në edicionin aktual të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-21 (4 ndeshje, 3 gola), pritet të shkojë këtë javë në Francë.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Bala (19 vjeç, 15 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet) nisi stërvitjet te klubi i njohur i kryeqytetit francez, Paris Saint Germain, një klub i njohur në Shqipëri, pasi për fanellën e tij kanë luajtur në të kaluarën dy mesfushorët e ekipit kombëtar, Edvin Murati dhe Lorik Cana.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili