"Bie" Mançesteri, çelsi mund të përfitojë
Në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të kampionatit anglez, kampionët në fuqi kanë hedhur një hap fals, duke u mundur 3-1 nga Evertoni në “Gudison Park”. Edhe pse kaluan të parët në epërsi me anë të Berbatov në minutën e 16-të, të besuarit e Fergusonit nuk treguan për asnjë moment lojën e javëve të fundit. Mbrojtja plotësisht e çorientuar lejonte hapësira të mëdha për kundërshtarin dhe vendasit ditën të shfrytëzojnë mjaft mirë rastet e ofruara, duke e merituar plotësisht fitoren.
Vetëm tre minuta zgjati gëzimi i Mançesterit, pasi “të zotët e shtëpisë” barazuan gjithçka me anë të Bilialetdinov. Në pjesën e dytë skuadra e David Mojesit shënoi edhe dy herë të tjera me Gosling (76’) dhe Roduell (90’), duke i hequr “Djajve të kuq” mundësinë për ta parë përsëri veten në krye të Premier Ligës.
Nga hapi i gabuar i Mançesterit mund të përfitojë Çelsi, që nesër do të luajë në transfertë ndaj Ulverhemptonit. Në rast të një fitoreje Blutë e Londrës do ta çonin në pesë distancën e pikëve nga ndjekësit. Ndërkohë që ekipi i Fergusonit mund të humbasë edhe vendin e dytë, nëse Arsenali ia del të fitojë në shtëpi përballë Sandërlendit të Lorik Canës.