E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adams ia vjedh shkëlqimin “Supermanit”

Vetëm dy ditë më parë, ai shfaqi premierën e filmit të tij më të ri në New York.

Kurse të mërkurën në premierën e filmit “Man Of Steel”, aktorit britanik Henry Cavill, shkëlqimin ia vodhi aktorja Amy Adams që parakaloi në tepihun e kuq të “London’s Leicester Square”.

Aktorja amerikane, 30 vjeçe, dukej bukur në një fustan të mbrëmjes të dizajnuar nga Valentino.

Filmi “Man Of Steel”, është bërë nën regjin e Zack Snyder dhe nën produksionin e Christopher Nolan, i cili është i njohur për realizimin e filmit “Batman: Dark Knight”.

Filmi i ri shfaq lindjen e Supermanit dhe se si ai rritet në planetin Tokë nga njerëzit, Jonathan dhe Martha Kent, rolin e të cilëve e luajnë Kevin Costner dhe Diane Lane./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›