Zana Krasniqi bëhet nënë

Një tjetër femër e njohur e ekranit është bërë nënë para pak ditësh. Behet fjalë për modelen Zana Krasniqi, e cila ka sjellë ne jetë djalin e saj.
Por vetëm kaq kemi arritur të mësojme, pasi Zana, si gjithmonë, është treguar shumë e rreptë sa i përket jetës private dhe nuk ka dashur të tregojë as emrin e djalit dhe as ndonjë foto të tij.
Modelja është në një lidhje disavjeçare me një biznesmen kosovar që jeton ne Angli, por edhe në këtë pikë Zana është treguar shumë e rezervuar, duke mos dashur të japë asnjë detaj në lidhje me partnerin e saj, madje dhe shfaqjet publike me të kanë qënë të ralla.
Nuk e dimë nëse kjo do të vlejë edhe për djalin e saj, nëse Zana do të jetë e vendosur që mos ta bëjë publik identitetin e tij apo po pret propozimin e ndonjë reviste për ta pasur në faqet e saj.
Gjithsesi, ne i urojmë jetë të gjatë dhe u bëftë një djalë i bukur si mami!/Indeksonline/